Michigan – Shënimi i 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës

Nën organizimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”, do të shënohet në Michigan 150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, figurës më të madhe dhe më e fuqishme të letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.

Mbrëmja do të zhvillohet më 24 tetor, më fillim në ora 19-00 në sallën e Kishës Katolike Shqiptare në Rochester Hills.

Mysafir nderi dhe folësi i rastit i kësaj mbrëmje është Akademiku Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj.

Pas pjesës akademike kushtuar At Gjergj Fishtës, mbrëmja do të vazhdojë me pjesën argëtuese, e për çka është i ftuar këngëtari Malësori.

Aktiviteti bëhet në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare në Rochester.

Biletat mund të rezervohen në jehonaemalesise.org si edhe në ambientet e Kishës Katolike Shqiptare në Rochester Hills.

Përndryshe, shoqata “Jehona e Malësisë” është shoqata shqiptare më e re e formuar në shtetin e Michigan-it dhe ky është aktiviteti/organizimi i tyre i parë dhe dalja e tyre e parë publike.

Nga kjo shoqatë kanë paralajmëruar shumë projekte në përkrahje të komunitetit shqiptar në shtetin e Michiganit dhe posaçërisht vendlindjes.