Sot në Shkodër u mbajt konferencë, të cilën organizatori e quajti Takimi i Shkodrës, e ku moren pjesë deputetë, ambasadorë, kryetarë komunash, kryetar të KKSH-ve, biznismen e bamirës, si dhe veprimtar të tjerë, nga të gjitha trevat etnike shqiptare.
Në Takimin e Shkodrës, organizuar nga Gazeta e Alpeve, njëjtë si në takimet e mëparshme, në Gjakovë e Guci, promovohen rrugët që lidhin kombin.
Kumtesa patën Filip Guraziu, ish kryebashkiaku i Shkodrës, Nikollë Camaj, kryetar i LDSH-së, Xhevit Hysenaj, kryetar i Shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve të bimëve mjekësore të Shqipërisë dhe Petrit Imeraj, ekspert i natyrës dhe turizmit alpin.
Tubimin e nderoi me pjesëmarrje dhe e pershendeti deputeti shqiptar i Luginës, z. Shaip Kamberi.
Të pranishëm në tubim ishin edhe deputetët boshnjak në Parlamentin serb, në emer të të cilëve pershendeti deputeti Enis Imamoviq.
Letër urimi, e që u lexuan para të pranishëmve, kishin çuar edhe kryetari i Federates Vatra, Ilmi Berisha dhe veprimtari i njohur Hajri Bajraktari.
E veçanta e këtij takimi ishte se pothuaj të gjithë të pranishmit kishin sjellur libra për t’i dhuruar bibliotekës, e cila shpresojmë se së shpejti do të hapet në Tuz.
Malesia.Org