Në Tuz, shënohet 150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

Më 22 tetor 2021, në lokalet e IP SHMP “25 Maji” në Tuz, nën organizimin e grupit letrat “Jehona” dhe grupit “Historianët e rinj” u shënua 150 vjetori i lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës.

Në këtë program u analizuan disa nga veprat e Fishtës, u shpalos biografia e tij, duke përfshirë edhe aktivitetin politiko-shoqëror, si edhe u recituan disa nga vargjet e tij.

Moderatot rë programit ishin Anjeza Temaj dhe Nikollë Dedvukaj.

Programi filloi me punimin lidhur me rininë e Fishtës, të cilin e lexoi Llora Junçaj.

Pastaj Edona Gjokaj foli lidhur me krijimtarinë letrare, ndërsa Anida Nikaj recitoi poezinë “Gjuha shqipe”.

Brikena Berisha bëri një analizë te veprës monumentale “Lahuta e Malcisë”, të cilën e pasoi Anton Arapaj me recitimin e poezisë “Atdheu”.

Vazhduan Emanuela Gjokaj, e cila tregoi mbi kontributin e françeskanëve për çështjen kombëtare, dhe Agron Gojçaj për rëndësinë e madhe që pati veprimtaria e shumëfishtë e Fishtës.

Anita Hasanaj bëri një analizë të veprës “Juda Makabe”, ndërsa Kristina Lulgjuraj recitoi disa vargje nga krijimtaria e begatë e poetit. Pasi që Fishta për një ohë ishte i kyçur edhe politikisht,

Merita Dukaj e lexoi një punim lidhur me veprimtarinë politikë të Fratit të Madh. Më pas u vazhdua me nje poezi të recituar nga Kristjana Gjonaj, me analizën e veprës “Gomari i Babatasit nga Ilirian Dedvukaj dhe programi përfundoi me recitimin e poezisë “Shqipnia” nga Kristina Lulgjuraj.