15 persona kanë vdekur me COVID-19 në Mal të Zi.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,134 testime të realizuara, 738 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, 6 nga ata kanë rezultuar nga komuna e Tuzit.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit kanë regjistruar 531 pacientë të shëruar nga korona virusi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi, është 5285, kurse në komunën e Tuzit, aktualisht të infektuar janë 43 persona.
Malesia.Org