Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet një pjese të partive në pushtet me partitë shqiptare dhe asaj boshnjake.
Nënshkruesit e Memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet një pjese të partive në pushtet dhe partive të pakicave e vlerësuan atë si një hap të madh përpara për Malin e Zi si shtet i qytetarëve.
E tërë kjo ngjalli reagime të ashpra nga pjesa tjetër e partive në pushtet, Fronti Demokratik (DF) parti pro serbe dhe Demokratët, të cilët shprehën dyshimin se ky është një “pakt për shkarkimin e kësaj qeverie dhe tradhëti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve”.
Ata po ashtu vlerësuan se memorandumi është praktikisht hapi fillestar drejt rikompozimit të qeverisë në Mal të Zi dhe pakt për bashkëpunim me DPS, partinë e presidentit Milo Djukanovic.
Memorandumi është nënshkruar nga parti, të cilat gjithsej kanë 14 deputetë në parlamentin e Malit të Zi.
Nënshkruesit janë Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviqit, Unioni Qytetar CIVIS, të cilët kanë katër deputetë, SNP me pesë mandate në parlament.
Nga partitë e pakicave, Partia Boshnjake (PB) me tre deputetë dhe tri parti që bashkojnë shqiptarët në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, Forca dhe Partia Demokratike, të cilat kanë dy mandate.
Përmbajtja e Memorandumit dhe pritshmëritë e nënshkruesve
Memorandumi i “detyron” palët nënshkruese të bashkëpunojnë për pajtimin në Mal të Zi, ndërtimin e shtetit civil, respektimin e Kushtetutës, punën për depolitizimin e institucioneve për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, zhvillimin e fuqishëm ekonomik, ndërtimin e shtetit të mirëqënies dhe sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të minoriteteve dhe integrimin e tyre në institucione.
Memorandumi parashikon gjithashtu që palët nënshkruese të angazhohen për shtetin e qytetarëve me të drejta të barabarta, por edhe për një shtet, në të cilin nuk do të bëhet asnjë lloj revanshizmi. /DW/