Dedivanaj: Së shpejti projekte të rëndësishme për Malësinë që duam

Sekretari i shoqatës “Jehona e Malësisë” nga Michigan-i SHBA, Agron Dedivanaj,

ka zhvilluat një takim me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Me këtë rast, Dedivanaj ka paralajmëruar se do të zhvillohen projekte të rëndësishme në territororin e Komunës së Tuzit, ndërkaq nuk janë dhënë detaje rreth këtij projekti.

Jozyrtarisht mësojmë se projektet në fjalë ka të bëjë me investime në krijimin e vendeve të reja pune në vendin tonë.

Përveç takimit me Kryetarin e Komunës, Dedivanaj u takua edhe me drejtorin e Gjimnazit së Tuzit, Lindon Gjelaj, me çrast u bisedua për investime në atë institucion me qëllim të përmirësimit të kushteve.

Postimi i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Facebook:

Sekretari i Shoqates Jehona e Malësisë Agron Dedivanaj në takime pune në institucionet tona në Malësi. Projekte të rëndsishme së shpejti për Malësine që duam! 

/MALESIA.ORG/