UT: Nuk jemi larguar, UDSH,na ka përjashtuar 80% të Degës

Deklaratë për opinion e Unionit të Tuzit, ardhur në redaksinë e portalit Malesia.Org

Për hirë të opinionit të gjerë kemi obligim të reagojmë në shkrimin që e ka publikuar dje këshilltari i UDSH-së.
Zotëria në fjalë pas presionit që i bëhet në partinë e tij ,UDSH, nga strukturat qëndrore dhe lokale detyrohet të shkruaj tekstin në fjalë edhe pse pa dashje.

Nuk jemi larguar (Xhevdet GJOKAJ, Fadil Kajoshaj, Admir Nikaj, Allmir Lulanaj, Sulejman Beqaj dhe 80% e degës së atëhershme të partisë), por na keni përjashtuar ju dhe ardhacakët nga partitë tjera, që sot po vendosin për fatin e partisë së dikurshme të përbashkët.
Vetëfakti se në degë nuk e keni pas shumicën, angazhuat kryesinë e partisë që të na përjashtojnë.

Pasi që keni vendosur të merreni me ne, jemi të detyruar t’ju përkujtojmë se në zgjedhjet e fundit në kryeqytet keni qenë përfaqsues i UDSH në listën e përbashkët me DPS.

Çka fshihet pas këtij mandati e dini ju personalisht, sepse asnjëherë nuk e keni marrë guximin të na e sqaroni pse dhe nga humbën votat e banorëve të Malësisë për Kuvendin e Podgoricës. Ne dyshojmë në pazare politike, apo ndoshta edhe pazare tjera. Por edhe kjo do të zbulohet kur do, sepse të pa larat ju po i qitni në dritë “Marrja rrin por i Zoti se lën”.
Për raporte brenda në Forum besoj se do të përgjigjen partnerët tuaj dhe tonë.

E gjithë kjo siç duket e ka vetëm një qellim, të zbutën mardhëniet me ish partnerin e koalicionit (DPS) por as ata nuk i duan më , sepse i kan hallet e veta. Disa herë ka tentuar zotëria në fjalë me ”filmat ” e tij që të dobësoj Forumin, por të gjithë janë distancua nga ai.

Me vendimin e tij që të mos votoj buxhetin, faktikisht votoj kundër rrugëve dhe investimeve në Dinoshë, Milesh, Rrogath, Kodërbudan, Hot, Triesh, Tuz, Sukuruq si dhe në të gjitha pjesët e Malësisë.Ne e dim që për të kjo nuk është problem sepse nesër kur të përfundohën këto projekte, do të gjej ”arsyetim” dhe do të stoliset me ”pupla të huaja”.

Unioni i Tuzit (UT) do vazhdoj të veprojë sinqerisht për të mirën e vendit tonë.

Unioni i Tuzit
Tuz,28.12.2021.