Dy koalicionet shqiptare dhe Partia boshnjake, pesë ministri dhe zv/Kryeministri

Dy koalicionet shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi dhe Partia boshnjake, në qeverinë e ardhshme duhet të kenë së paku pesë ministri dhe një post të nënkryetarit të qeverisë i cili do t’i takonte Partisë Boshnjake, ka mësuar Pobjeda.

Ky është epilogu i konsultimeve të përfaqësuesve të URA-së me partitë e pakicës, të zhvilluara të martën.

Partitë shqiptare të dy koalicioneve presin të marrin tri ministri, ndërsa Partia Boshnjake do të ketë dy ministri plus një post të nënkryetarit të qeverisë, ka shkruar gazeta Pobjeda, nga burime nga pjesëmarrësit në takimin e djeshëm. /MALESIA. ORG/