Mbahet në Tuz, Ekspozitë me dokumente arkivore dhe fotogtafike të Hasan Prishtinës

Më 17 shkurt 2022, në QKI ,,Malësia”, në Tuz, u mbajt Ekspozitë me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.

Kjo Ekspozitë u mbajt nën organizimin e komunës së Tuzit në bashkëpunim me IP QKI “Malësia” dhe ITSHKSH-Shkup, AQSH-Tiranë dhe Mehmet Prishtinën, përfaqësues i trungut familjar të Hasan Prishtinës.

Prishtina, ishte Kryeministrit të 8-të të Shqipërisë.

Të pranishmit i përshendeti, Lorenc Agalliu, drejtori i arkivave vendore në drejtorinë e pergjithshme të arkivave të Shqipërisë.

Fjalën e rastit e kishte z.Mehmet Prishtina, familjar i Hasan Prishtinës.

Kurse të pranishmit i përshendeti, kryetari i kuvendit të Tuzit, z. Fadil Kajoshaj, i cili njëkohësisht e shpalli të hapur këtë ekspozitë.

Ekspozita në fjalë, pasqyron veprimtarinë e Hasan Prishtinës me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si Kryeministër i Shqipërisë.

Po ashtu kjo Ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe që flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën para-shtetërore, ndihma në organizimin e kryengritjeve anti osmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.
Pjesë e ekspozitës janë po ashtu edhe letërkëmbimet e Hasan Prishtinës me personalitete të kohës mbi rëndësinë e çështjes shqiptare në prag të shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu ekspozita përmban një pjesë të jetës që ka shkruar një studiues gjerman për Hasan Prishtinën dhe vendimet e gjykatave apo institucioneve të tjera për ndalimin e futjes së tij në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe dënimin e tij.
Malesia.Org