Këngëtari nga Malësia me banim në Kosovë, Malësori, i kushtoi këngë, Fatmir Ibishit,dëshmorit të parë që dha jetën për lirinë e Luginës së Preshevës.
Ibishi, kishte ardhë vullnetar nga Kosova për me i dalë zot popullit shqiptar në Luginë.
Muzika është realizua nga Ilir Berani, orkestrimi nga Berani Studio dhe Ardian Kastrati,ndërsa video klipin e realizoi video produksioni Red Media nga Prishtina.
Xhirimet e video klipit janë bërë te “Kulla e Bashkimit”afër Gjilanit,si dhe në vendlindjen e Komandant Fatmirit,në Uglar.
Iniciatori për ta realizuar këtë projekt ishte bashkëluftetari i Fatmirit dhe komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së,Shefket Musliu,ndërsa realizimin e projektit e ndihmoi Merita Term.
Siç shprehet këngëtari Malësori për portalin Malesia.org, kjo është më e vogla që mund ta bëjmë për ti nderuar dëshmorët e kombit tonë. /MALESIA.ORG/