Ambasadorja e SHBA në Podgoricë, shkëlqesia e saj dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës amerikane, vizituan OJQ “Horizonti i Ri”.
Kjo vizitë ishte e lidhur me projektin “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare” të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e U.S. Department of State: Bureau of Intl Narcotics & Law Enforcement (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.
Siç thuhet në kumtesë nga OJQ Horizonti i Ri, puna e kësaj shoqatë në promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e demokracisë u vlerësua shumë lart nga ambasadorja Amerikane.
Malesia.Org