Sot është mbajtur ndarja ceremoniale e Çmimit Vjetor të Bankës Qendrore të Malit të Zi për vitin 2022 në fushën e politikës dhe teorisë bankare dhe monetare, me rastin e Ditës së Bankës Qendrore të Malit të Zi, më 11 prill.
Çmimi për temën më të mirë të diplomës shkoi për Alberta Bikaj për punimin “Dixhitalizimi i pagesave.”
Në kategorinë e tezave të doktoraturës, çmimi iu dha MartinM. Bojaj, Ph.D. për temën e doktoraturës “Maintaining price stability in Montenegro through governance of external and internal factors of inflation” (Ruajtja e stabilitetit të çmimevenë Mal të Zi përmes qeverisjes të faktorëve të jashtëm dhe tëbrendshëm të inflacionit.) Kjo është e para tezë doktorature në gjuhën angleze në Univerzitetin e Malit të Zi. Ai është anëtar bordi i disa revistave: Research in Social Sciences, Clinical Research in HIV/AIDS, dhe Economics. Dr. Bojaj është autori disa librave shkencor dhe punimeve shkencore në revista si Economic Modelling. Ai ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë dekorimin ndërkombëtar skolastik të Phi Theta Kappa në SHBA.
Çmimet u vendosën nga një komision i përbërë nga profesorë të shquar universitarë nga Mali i Zi dhe rajoni, si dhe ekspertë të Bankës Qendrore.
Malesia.org