Ekspozitë ,,Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” në Tuz

Më 11 prill 2022, në QKI “Malësia”-Tuz,
Komuna e Tuzit organizoi ekspozitën ,,Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” të artistit prof. Luan Tashi.

Të pranishëm ishin një numër i konsiderueshem i qytetarëve të Malësisë, si dhe mysafir nga Ulqini e Gucia, por edhe përfaqësuesë diplomatik të Ambasadës së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Për figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, dhe për përmbajtjen e ekspozitës, foli profesori i historisë, Mark Junçaj.

Të pranishmit i përshendeti edhe vet artisti Luan Tashi.

Ndërkaq, Ekspozitën e shpalli të hapur sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, znj.Marina Ujkaj.

,,Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të hulumtuara nga profesor Tashi, përfshin vepra të artistëve evropian e shqiptar. Në 65 eksponate, të veçuara nga punimi i profesor Tashi, ka dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaiqe, monedha, medale dhe pulla postare.

Për herë të parë vizitorët e Qendres për Kulturë-Malësia, do të kenë rastin t’i shohin veprat artistike, me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Skenderbeut,13 vite para vdekjes së tij, të skalitur në gurë nga skulptori dhe arhitekti shqiptar, Andrea Aleksi, lat. Andreas Alexius, të vitit 1445, e deri te monumenti madhështor i Skënderbeut, të skulptorit shqiptar, Bujar Vani, të vitit 2022.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 23 prill 2022.

Malesia.org