Agron Camaj emërohet Sekretar Shteti në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi, ministri kjo e drejtuar nga Ministri Marash Dukaj.
Camaj, përfundoi studimet në Fakultetin juridik në Universitetin e Malit të Zi, kurse studimet pasdiplomike i ndjeki pranë Universitetit Donja Gorica, drejtimi Marrëdhëniet ndërkombëtarë.
Ndër vite ishte bashkëpunëtor në projektet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-s;
❖ Koordinator i Fondit për të Drejtën Humanitare dhe aktiv në sektorin joqeveritar;
❖ Stazhi i praktikantit në Komunën e Podgoricës;
❖ Konsulent në Këshillin për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe integrimin evropian të Kuvendit të Malit të Zi në kuadër të projektit CDP të UNDP-s;
❖ Tre vite ka punuar në Sekretariatin e përbashkët teknik për Programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri – Mal i Zi në kuadër të komponentit të dytë të IPA-s;
❖ Këshilltar i ministrit të kulturës;
❖ Përkthyes.
❖ Bashkëpunëtor pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit Donja Gorica.
Që njëzet vite merret me përkthime simultane dhe nga viti 2007 është përkthyes i licencuar për gjuhë shipe dhe anëtar i Komisionit për emërim të përkthyesve të licencuar për gjuhë shqipe pranë Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi.
Në vitin 2011 ka botuar përkthimin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” nga gjuha shqipe në gjuhë malazeze.
Malesia.org