Urdhër mbi ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësirë

Komuna e Tuzit, permes një komunikatë të publikuar thejson U R DH Ë R mbi ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësirë në territorin e saj:

Urdhëri në fjalë është si vijon: 

1. Ndalohet ndezja dhe përdorimi i zjarrit në sipërfaqe të hapura në komunë të Tuzit prej datës 10 qershor deri më 30 shtator të vitit 2022.

2. Në periudhën e përmendur në pikën 1 të këtij Urdhri, ndezja e zjarrit në tokat bujqësore, kampe dhe hapësira të tjera të hapura është e mundur vetëm me miratimin e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Kryeqytetit të Podgoricës.

3. Personat juridik dhe fizik të cilët me veprimet e tyre të pakujdesshme shkaktojnë shfaqjen dhe përhapjen e zjarrit dënohen në pajtim me dispozitat e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim.

4. Urdhri hyn në fuqi ditën e publikimit në ueb faqen e Komunës së Tuzit.