Sot,144 vjet nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit


Sot mbushën 144 vjet që nga 10 qershori i 1878, ditë kur nis organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ajo njihet ende si një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllav dhe ai grek.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kishte karakter mbarëkombëtar, ndërsa Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar në 10 qershor 1878. Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edh e pas 144 vjetëve, është e ngulitur thellë në mendjen e çdo njeriu që veten e njeh pjesëtar të kombit shqiptar.

Përfaqësues krahinorë të Lidhjes së Prizrenit nga Malësia e Madhe ishin:
Çun Mula, Dedë Gjon Luli, Ismail Marku, Smajl Martini, Baca Kurti, Ujk Gila, Gjel Vuksani, Marash Dashi etj.

/MALESIA.ORG/