Shkolla fillore “Bashkimi”-Hot, pranon donacion një furgon

Shkolla fillore “Bashkimi”nga Skorraqi-Hot, pranon donacion një furgon.

Ky donacion vjen nga Rrok Preka Gojçaj me bashkëshorten Maren me banim në SHBA.

Çelësat e këtij furgoni i dorezoi nipi i Rrokut, Ilir Gojçaj, njëheri edhe kryetar i Bashkësisë lokale të Traboinit.

“Uroj që kolektivi i shkollës dhe nxënësit ta gëzojnë e ta kenë hijemirë, me shtim të numrit të nxënësve dhe rezultate të dalluara e suksese në mësime”, shkruan në faqen e vet nē FB, Ilir Gojçaj.

Malesia.org