Deçiqi barazon me Dinamon e Minskut në UEFA Ligën e Konferencës

Deçiqi ka barazuar sot me rezultat 1-1 me Dinamon e Minskut.

Deçiq luajti si mysafir në stadiumin e Podgoricës, ndërsa të enjten e ardhshme do të luajë si vendas po në Podgoricë ndaj Dinamos.

Futbollisti Stefan Denkovic në minutën e 26-të kaloi në epërsi Deçiqin.

Skuadra nga Minski shpejt e barazoi rezultatin.  Sergey Kislyak në minutën e 33-të realizon për 1:1.

Fatos Beqiraj pati raste në minutën e 61-të dhe të 67-të.

Deçiqi tregoi lojë më të mirë por nuk pati fat për të mposhtur Dinamon.