Tifozët e Buducnostit me mesazhe provokuese drejtuar shqiptarëve


Klubi i futbollit nga Kosova, KF Llapi ka pësuar humbje nga Buducnositi në Podgoricë me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për raundit e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Tifozët e Buducnostit edhe një herë lenë përshtypje të hidhur. Ata shfaqen mesazhe provokuese ndaj shqiptarëve përmes një transparenti në të cilin shkruante: “onamo braćo, spremajmo hod”, në përkthim: atje, vëllezër, të bëhemi gati të shkojmë, varg ky nga kënga nacionaliste “Onamo ‘namo”. Ata gjithashtu shpalosën një karikaturë provokuese.

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme në Prishtinë.

Një grupim tifoz nga Kosova kanë reaguar me këtë mesazh:

“Duke parë “mirpritjen” që u bën lojtarve të Llapit dhe thirrjeve anti Shqiptare që u ndegjuan gjat gjith ndeshjes në kor nga malazezët, shpresojmë në një reagim në ndeshjen e kthimit në Prishtinë nga Legjendat dhe gjitha grupet Shqiptare bëjm thirje të bëhen bashk.”

/MALESIA.ORG/