Bashkëvendasit nga New York, mbështesin OKKKT, me 40.600$

Puna e Organizatës Komunale Kryqi i Kuq Tuz u tregua pozitive që në muajin tetor të vitit 2021.
Duke falenderuar të
gjitha portalet të cilat na percjellin e në vecanti TV Boin,për mes tyre është i njoftuar i gjithë opinioni këtu dhe në diaspore.
Si rezultat i gjithë kësaj erdhi deri te komunikimi me bashkëvendasit tonë në SHBA pikërisht në NY z.Vaso Nikprelaj dhe z.Gjek Gjonlekaj të cilët na kontaktuan dhe shprehën dëshirë të na mbështesin financiarisht duke organizuar një inicijativ për grumbullimim e të hollave në New York dhe kështu ata bashkuan shumën totale prej 40.600 dollar të cilat i dërguan në xhiro llogarinë e kësaj organizate përmes së cilës do të ndihmohen të gjitha familjet në gjendje të vështire ekonomike te cilët jetojnë në komunën e Tuzit dhe janë te evidentuar në Kryqin e Kuq.
Një falenderim i madh për të gjithë ata të cilët me kontributin e tyre moren pjesë në këtë aksion humanitar e në veçanti inicijatorët Vaso Nikprelaj dhe Gjekë Gjonlekaj.
Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike do të fillojë javën e ardhshme.
OKKKT vazhdon me aksione  dhe aktivite (flirt)
OKKKT