Nikollë Nikprelaj dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh”


Në qytetin e Shkodrës  dje u bë ndarja e dekoratave për artistët e trevave shqiptare nga ana presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Me praninë e një numri të madhë të përsonaliteteve nga fusha e artit, kulturës dhe sportit ceremonia u mbajt në Grand Hotel Europa.

Nga Malësia, me titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua Nikollë Nikprelaj, ndërkaq nga Ulqini u dekoruan Shaban Gjeka dhe Gëzim Salaj.

Nikollë Nikprelaj në faqen e tij në Facebook ka shkruar:

“Të nderuar zonja e zotërinj, adhurues të krijimtarisë sime muzikore,

Ndiej kënaqësi të veçantë të Ju njoftoj se dje, më 12 korrik 2022, pata nderin që nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, Zoti Ilir Meta, të marr titullin “Mjeshtër i madh”, siç thekson ai, në vlerësim të kontributeve të çmuara si krijues dhe interpretues i shumë këngëve e melodive popullore të trevës së veriut, për ç’gjë i jam shumë mirënjohës dhe e falënderoj nga zemra”, në mes tjerash ka shkruar Nikprelaj.

/MALESIA.ORG/