Deçiqi e humbi shansin për të kaluar në gjiron e dytë të Ligës së Konferencës, pasi që humbi nga ekipi nga Bjellorusia, Dinamo e Minskut.
Goli i Fatos Beqiraj për Deçiqin nuk mjaftoi pasi që mysafirët shënuan dy herë, 1-2.
Në pjesën e dytë të ndeshjes ekipi i Deçiqit tregoi një lojë të mirë, megjithatë i mungoi pak edhe fati.
Kjo është hera e dytë radhazi që Deçiqi luan në Ligën e Konferencës, por që ndalet në gjiron e parë.
/MALESIA.ORG/