KB Deçiq përforcohet me basketbollistin e kombëtares shqiptare, Robert Shestani


Nga klubi i basketbollit tonë, KB Deçiq, kanë njoftuar sot se kanë nënshkruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Lojtari i ri i KB Deçiq është Robert Shestani, anëtar i pesëshes së parë të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Shestani në sezonin e kaluar ka luajtur për KB Vllazninë e Shkodrës.

KB Deçiq është në pronësinë e Komunës së Tuzit, klub i formuar vetëm dy vite më parë.

Sezonin 2021/22 fituan kampionatin e Ligës B të Malit të Zi dhe tashmë është pjesë e Ligës elitare të Malit të Zi.

Nga 22 ndeshje sa janë luajtur gjatë kampionatit 2021/22, Deçiqi i ka fituar 20 ndeshje.

Robert Shestanit i urojmë mirëseardhje në Deçiqin e Malësisë.

/MALESIA.ORG/