Hapet Kampi veror për fëmijë

Me surpriza pa fund dhe plot argëtim filloi edhe këtë vit ,,Kampi veror për fëmijë”,organizuar nga Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati për vetëqeverisje lokale.

Aktivitet mbahen në Vitojë, nga data 19 deri më 21 korrik 2022, me fillim në ora 18:00.

Kampet Verore kanë për qëllim që fëmijëve t’u ofrojnë disa ditë të mbushura me aktivitete argëtuese dhe edukukative, përmes së cilave fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, krijojnë punime shumëngjyrëshe dhe lojëra, mësojnë diçka të re dhe të formojnë shoqëri të reja me moshatarët e tyre,nga e gjithë komuna e Tuzit.
Lojërat në natyrë, eksplorimi, eksperimentimi dhe vetëdijesimi për botën që na rrethon do të jenë metodat përmes të cilave fëmijët thellësisht do të kuptojnë ndikimin që ne të gjithë kemi në natyrë.
Ky aktivitet do t’u ofrojë fëmijëve çaste ne natyrë ndryshe me ato të pandemisë.

Siç kumtohet nga komuna, ftohen të gjithë fëmijët që t’i bashkëngjiten këtij kampi të mrekullueshëm, që zgjat gjithsej tri ditë, dhe të zbulojnë së bashku surprizat e radhës.

Malesia.org