Dita e dytë e Panairit të libri-Promovohen librat e Gjovalin Shkurtaj dhe Ruzhdija Axhoviq

Në ditën e dytë të Panairit të librit, përveç vizitorëve të shumtë gjatë gjithë ditës dhe orës letrare me profesoreshën, mr. Svetllana Çabarkapa, në mbrëmje u mbajt promovimi i librave – ,,Fjalor leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë” i autorit akademik emeritus Gjovalin Shkurtaj, si dhe ,,Gjerdani nga Shanllëurfa” me autor Ruzhdija Axhoviq, në përkthim të Nikollë Camajt.

Pjesë e panelit në promovimin e librit të parë ishte akademik Shaban Sinani dhe gazetari Gjekë Gjonaj, kurse në panelin e dytë ishin– Dimitrov Popoviq, Nikollë Camaj dhe Salko Lubodar

Eja, vizito panairin!