Në ditën e tretë përmbyllëse të Panairit të III-të të Librit, një pjesë i’u kushtua lexuesve të vegjël, duke sjellë për ta, veprën – ,,O trumcak, bredharak” të autorit, Xhahid Bushati, kurse në mbrëmje u bën promovimet e veprave të Art Clubit nga Ulqini ,,Poeti i Detit”, dhe “Kalimera rrëfen”, me panelistë, shkrimtarin Anton Gojçaj dhe studiuesen Liridona Sinishtaj Doçe.
Promovimi i dytë me radhë ishte romani – ,,Biseda me gjyshin imagjinar” i autorit Fran Camaj. Për veprën folën: shkrimtari Anton Gojçaj, botuesi Frano Kulli, poeti Haxhi Shabani, si dhe vet autori.📖
Në këtë mënyrë edhe u përmbyll me sukses edhe Panairin e III-të i Librit i organizuar nga Komuna e Tuzit.