Sot Lidhja Demokratike Shqiptare i parashtroi ankesë Gjykatës Kushtetuese, në Vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili refuzoi ankesa, e me këtë edhe listën e kësaj partie, për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Plavë, të cilat do të duhej të mbahen më 23 tetor 2022.
Komisioni shtetëror zgjedhorë refuzoi ankesën e LDSH-së, lidhur me Përfundimin e Komisionit zgjedhor komunal të Plavës, i cili, në kundërshtim me ligjin, ditë më parë refuzoi listën e LDSH-së.
Përndryshe, LDSH është paraqitur në zgjedhje si listë e pakicës, për të cilën, me Ligj është e paraparë përkrahja me nënshkrimin e 150 qytetarëve, ndërkohë që për listat e tjera nevojiten 72 nënshkrime. LDSH, me rastin e dorëzimit të listës ka deponuar numrin e nënshkrimeve siç është i paraparë për parti të tjera, madje 77, kurse KZ i Plavës solli Përfundim për eliminimin e mangësive të listës zgjedhore, me të cilën kërkohen edhe 73 nënshkrime shtesë. LDSH në kohë ka dorëzuar edhe 85 nënshkrime, por megjithatë KZ i Plavës ka hedhur poshtë listën tonë.
Konsiderojmë se ky është një vendim politik, për të penguar listën e vetme zgjedhore të shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhje në Plavë, dhe me atë të pengojë prezantimin autentik të shqiptarëve në këtë komunë.
Këtë akt e përjetojmë si dëshmi të disponimit anti-shqiptare të KZ të Plavës, dhe besojmë se këtë do ta vërtetojë edhe Gjykata Kushtetuese.
Mos-reagimin eventual i Gjykatës Kushtetuese në ankesën tonë, zgjedhjet në Plavë do të ishin antikushtetuese dhe do të ishin të pavlefshme, prandaj, me këtë rast informojmë qytetarët e Malit të Zi, përfaqësitë e huaja, si dhe opinionin politik të Plavës, se qëllimi i tyre u pengua, dhe se me refuzimin e listës sonë nuk kanë punuar vetëm në dëmin tonë, por edhe në dëmin e vet, dhe, çka është më e keqja, në dëmin e qytetarëve.
Si parti që merremi me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe e cila e ka vërtetuar se vlerëson bashkëjetesën dhe bashkëpunimin, nuk do të pajtohemi me këto lloj veprimesh diskriminuese të disa politikanëve të pangopur, të cilët punojnë në dëmin e qytetit të vet dhe të gjithë Malit të Zi.
Zyra për marrëdhënie me publikun