Më 7 tetor 2022, pranë QKI”Malësia”, u bë hapja e Panairit të II-të të Bujqësisë dhe Ushqimit të Shëndetshëm.
Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Tuzit, për të dytin vit radhazi organizojnë këtë Panair, me qëllim promovimin sa më të madh të prodhimeve tona vendase, brenda dhe jashtë vendit.
Hapjen e Panairit e bëri kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili në prani të shumë ekspozuesve, prodhuesve bujqësorë dhe vizitorëve të panairit tha se aktivitete të tilla siç janë – Panair i artizanateve, Panairi i librit dhe sot i bujqësisë dhe ushqimeve të shëndosha, të cilat kanë për qëllim promovimin dhe zhvillimin e vendin tonë, do kthehen në aktivitete të përvitshme dhe kryesore të komunës.
Prezent në këtë aktivitet ishte edhe Sekretarii shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Budimir Mugosha, i cili mes tjerash tha se – Komuna e Tuzit është një ndër komunat me potencialin më të madh për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Për në fund, të pranishmëve u drejtua edhe sekretarja e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ismeta Gjoka, e cila foli për përkrahjen të cilën Komuna e Tuzit u bën bujqve , dhe ceku se këtë vit subvencionet do të jenë me vlerë rekorde prej 544 mijë euro.
Malesia.org