Në Triesh, mbahet Panairi i tretë i prodhimeve tradicionale

Më 09 tetor 2022, për herë të tretë, në Triesh, u mbajt Panairi i ushqimeve dhe i produkteve tradicionale.

Në këtë event morën pjesë 25 pjesëmarrës, të cilët ekspozuan prodhimet e veta vendase, përndryshe prodhime organike siç janë: patatja e Trieshit, djathi, maza, qepët, mjalti i zonës, rakia e thanave, çaji i bjeshkës, ftoj, molla vendi etj.
Po ashtu në stendët e Panairit mund të shiheshin edhe ushqimet tradicionale: pitja e kllinit, kaçimaku, djathi i zjerë, mishi qengji i pjekur, etj.

Në pjesën formale të cilën e moderoi Teuta Ivanaj, fjalën përshendetese e patën sekretarja e Sekretariatit për bujqësi në Komunën e Tuzit, Ismeta Gjoka, dhe Kolë Lucaj në emer të organizatorit.
Për pjesën argëtuese u përkujdes SHKA “Besa” nga Trieshi.
Një kënd i hapësirës ishte rezervuar për lojëra të ndrysme siç është harku me shigjeta.
Në fund organizatorët shtruan një drekë me ushqime tradicionale.
Këtë manifestim e ndihmuam afaristë vendor, dashamirë nga vëndi dhe diaspora si dhe shoqatat fondi humanitar Trieshi dhe Jehona e Malësisë,  si dhe është mbështet institucionalisht nga Komuna e Tuzit dhe Organizata turistike e Tuzit.
Malesia.org