Dega e Tuzit e DPS-së, ka kërkuar nga Qeveria t’i kthejë emrin e vjetër kopshtit në Tuz, pasi që siç deklaruan është e papërshtatshme që emrat e institucioneve publike të kenë karakter fetar.
Disa ditë më parë, Qeveria e Malit të Zi, ka sjell Vendimin për pavarsimin dhe emërtimin e kopshtit në Tuz me emrin “Nënë Tereza”.
Deri më tani ky kopsht ishte i varur nga Podgorica me emrin “Gjina Vrbica”.
MALESIA.ORG