Ka ndërruar jetë Vasel Sinishtaj. Ai ndërroi jetë të martën, në moshën 65 vjeçare, në SHBA, pas një sëmundje të shkurtër.
Vasel Sinishtaj kohën e fundit shërbeu si Kryeadministrator i komunës së Tuzit.
Përndryshe, Sinishtaj njihej si jurist me përvojë të gjatë pune, ndërsa ishte edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi, gjatë dy përbërjeve. Ishte edhe këshilltar në Parlamentin lokal të komunës Urbane të Tuzit.
Vasel Sinishtaj ishte kryetar i Iniciativës Qytetare, gjithashu ishte njëri ndër themeluesit e Alternativës Shqiptare.
Stafi i Malësia.org i shpreh familjes Sinishtaj ngushëllimet më të sinqerta.
MALESIA.ORG