Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është ndaluar nga policia në Podgoricë.
Nga policia kanë njoftuar se po ndërmerren masa dhe veprime të caktuara dhe se me këtë rast do të lëshojnë një deklaratë më vonë.
Siç njofton Portali i RTMZ, Gjelshaj ka protestuar për kontrollin e policisë rrugore dhe vendimit që automjeti në të cilin ndodhej të përcjellet për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.
Sipas portalit CDM, policia ka ndaluar automjetin ku ndodheshin fëmijët e tij, dhe pas pak çastesh ka arritur Nik Gjeloshaj, ku pas debatit që ka pasur me policinë është dërguar në mbajtje.
Portalit CDM nga policia malazeze i kanë thënë se është duke u zhvilluar procedura ndaj Gjeloshajt, dhe se pasi të kryhet do të ketë komunikatë zyrtare për rastin.
MALESIA.ORG