Për të tretin vit radhazi, hapet pazari i dimrit në qendër të Tuzit.
Hapja zyrtare u bë nga kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj.
Kësaj radhe i emëruar “N’pazar – Festa”, nën organizimin e Komunës së Tuzit, pazari do të jetë i hapur deri në javën e parë të janarit 2023.
Aty, si edhe vitet e kaluara do të jetë atmosferë festive, me performanca të ndryshme muzikore, argëtime për fëmi, ndërkaq do të ofrohen ushqime dhe pije.
/MALESIA.ORG/
