Kreu i Burgut Hetues në Spuzh, Predrag Spasojevic, tha se shumë shpejt pret tek ai presidentin e Malit të Zi dhe të DPS-së, Milo Djukanovic-in.
Spasojevic tha se qelinë dhe do të përgatisë sipas të gjitha standardeve.
“Unë dhe ai jemi miq të vjetër dhe ndoshta ndjehet keq që nuk funksionoi. Patjetër që e pres në vendin tim. Dhe shumë shpejt, në dashtë Zoti. Dhe ai e di këtë dhe është faji i tij që kjo nuk funksionoi. Kjo është arsyeja pse ai nuk foli. Unë do ta përgatis shumë mirë qelinë e tij kur të vijë”, tha Spasojevic.
Kreu i burgut tha se presidenti është dy metra i gjatë, por do t’i gjejnë një shtrat më të gjatë dhe do t’i ketë të gjitha kushtet tjera.
/MALESIA.ORG/