Në një kumtesë për opinion, Unioni Nacional Shqiptar i Ferhat Dinoshës e ka dënuar ndryshimin e Ligjit për Presidentin të cilin dje e ka miratuar shumica parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi.
Me miratimin e këtij Ligji, i shkurtohet një pjesë e kompetencave që ka Presidenti Milo Djukanovic.
“Shumica aktuale parlamentare po vazhdon të nxjerrë ligje antikushtetuese e antidemokratike në Parlamentin e Malit të Zi , siç ishte rasti i fundit dje, me Ligjin për Presidentin , i cili u votua nga ana e kësaj shumice edhe pas sugjerimeve të Komisionit të Venecias , që diçka e tillë të mos bëhej.“ thuhet në kumtesën e UNSh-së.
Sipas UNSh-së, miratimi i këtij ligji e largon Malin e Zi nga rruga evropiane.
Edhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, e ka dënuar miratimin e Ligjit për Presidentin.
Gjeloshaj tha se shteti i Malit të Zi u shemb dje në Kuvend. Sipas tij, Komisionit Evropian i është dërguar një mesazh i qartë, “se jemi larg BE-së dhe se elitat aktuale politike nuk i dëshirojnë të mirën Malit të Zi dhe se nuk duan që Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.”
Sipas tij, miratimin e Ligjit për Presidentin është antikushtetues.
Dështim i provimit evropian Gjeloshaj e quajti edhe mos-votimin për gjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
/MALESIA.ORG/