Komuna e Tuzit shënon ditën e çlirimit nga nazi-fashizmi


Komuna e Tuzit shënoi sot me një ceremoni solemne, 78 vjetorin e çlirimit të Tuzit nga forcat naziste.

Në këtë solemnitet, përveç programit artistik, u bë edhe ndarja e çmimit ,,15. Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit”.
Fitues i çmimit për këtë vit është Dr. Halil Dukoviqin, për, siç thuhet, kontributin e tij në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe avancimit të zhvillimit shoqëror në Komunën e Tuzit. Mjeku i mirënjohur Halil Dukoviq, ishte shefi i DPS-së për Tuzin, aktualisht deputet dhe antarë i kryesisë së kësaj parti.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Haris Ramoviq, vendosi lule në bustin e heroit – Mahmut Lekiq dhe në monumentin e ,,Ushtarëve të rënë” në Cem – Rakiq.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, gjithashtu përkujtoi këtë datë.

“Kjo na kthen plot 78 vjet mbrapa, më 15 dhjetor të vitit 1944, kur nga treva jonë u largua edhe ushtari i fundit i okupatorit nazist gjerman në Luftën e Dytë Botërore.
Kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuuan për çlirimin e vendit dhe për të na vendosur në anën e drejtë të historisë, aty ku Malësia ishte gjithmonë!”, ka shkruar Gjeloshaj.

/MALESIA.ORG/