Karnevali “Koret 2022″, dita e dytë, ishte ajo si zakonisht dita më e bukur e karnavaleve pasi është dita e karnavaleve për të vegjlit.
Tuzi ishte përplot i mbushur me fëmijë të shoqëruar nga më të afërmit e tyre. Ata vërtet shëndriten Tuzin, falë buzëqeshjes së tyre që u vërejt qartazi në fytyrat e tyre.
Ndërkaq, për lojërat dhe punëtorit e ndryshme, si dhe për maskimin e fëmijëvë të pa maskuar u kujdesën organizatorët.
Sivjet ishin pjesmarrese 12 ekipe për fëmijë, të cilët me tema nga më të ndryshmet sjellën para nesh program të larmishëm me përralla dhe ide nga bota dhe imagjinata fëmijërore.
Ekipet Pjesëmarrëse ishin:
Lulishtja “Nëna Tereze” nga Sukruqi, me temën “Ngjyrat”.
Grupi i parashkollorës “Nëna Tereze”-Tuz , me temen “Lulja dhebleta”.
Grupi i parashkollores “NënaTereze”- Tuz, që mësimin e ndjekin në gjuhën malazeze, me temen ” Mollëkuqja”.
Shkolla fillore “Bashkimi”-nga Hoti, me temën “Mbrojta e mjedisit”.
SHF “ Mahmut Lekiq”(paralelja Sukruq), me temë “Dhembë të shëndetshëm dhe fëmijë të lumtur”.
Shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, kl. II që mësimin e ndjekin në gjuhën malazeze, me temë. “TIk-Taku I orës (rrahja e orës)”.
Ekipi i Tuzit, me temën “Parashutistat”.
Grupi mysafir nga Danillovgradi- Grupi I vallëzimit Play- (101 dalmatin).
Grupi nga Trieshi, me temën “Trieshi girle”.
Grupi tjeter nga Trieshi, me temën “Dominat”.
Malesia.Org