Të dashur familjarë, kolegë dhe kolege, të dashur shqiptarë,
Në prag të zgjedhjeve lokale në Malësi, është koha për të reflektuar; kohë kjo, që shpresoj që secili nga ju do te shfrytëzojë për të menduar për të ardhmën e vendit tonë.
Prandaj, në prag të këtyre zgjedhjeve dua t’ju rikujtoj që Koalicioni i bashkuar rreth Forumit Shqiptar, është subjekti i vetëm që garanton se do t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Malësi dhe, mbi të gjitha, do të sigurojë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.
Gjatë mandatit 4 vjeçar të Forumit Shqiptar, pjesë e të cilës isha edhe unë, në cilësinë e këshilltarit për kulturë në komunën e Tuzit, kemi arritur që vendin me mungesë të aktiviteteve kulturore ta kthejmë në një oazë aktivitetesh kulturore dhe sportive, duke deshmuar keshtu se ruajtja e trashëgimisë kulture është njëri ndër prioritetet e administratës lokale. Ajo bëri një punë madhore, duke organizuar evente të ndryshme kulturore, qoft vetë, qoftë në bashkëpunim me të tjerët. Këtu do të veçoja shënimin, në mënyrë institucionale të 6 Prillit, Ditës së Kryngritjes së Malësisë, pastaj aktivitet e shumëta kulturore në kuader të manifestimit Vera në Malësi, siç është Panairi i librit, takimi me diasporën, e duke përfunduar me shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Pastaj festat e fundvitit, duke kulmuar me Pazarin e Dimrit, i cili sheshin e Tuzit, për një muaj të tërë, e shndërron në qender festive, duke i sjellur Malësisë artistë më të dashur të kombit tonë.
Falë angazhimit të këtij pushtetit Malësisë iu kthye edhe Qendra Kulturore Imformative, e cila tani organizon programe të larmishme edukative e kulturore, e jo siç e kishim më parë kur Podgorica na i dirigjonte aktivitet tona.
Edhe në vitet e ardhshme, me administrimin e Forumit Shqiptar, do të vazhdohet me aktivitete të ndryshme kulturore, duke i sjellë vendit ata që i ka munguar me dekada.
Sa i përket akuzave qe vijnë nga lista e koalicionit të bashkuar rreth DPS, i cili për 30 vjet nuk na solli as një të mirë, por ishte shkaktari kryesor i gjendjes së katandisur në Malësi, nuk ia vlen as të flasim, por vetëm të them se rivali ynë potencial do te fitojë pergjigjen e duhur me 5 mars, kur do t’i dërgojmë në pensionim të perjetshem politik. Me listat tjera të reja që janë në prag të cenzusit, e të cilat kanë dalë si kepurllat pas shiut, nuk ia vlen të merremi fare!
Kështu që, vota juaj për numrin 5, për Forumin Shqiptar, është votë e vetme, e denjë për çdo shiptar që e do vendin e vet e që mendon për të nesërmen.
Prandaj votoni listën e Forumit Shqiptar, për një administrat shqip, për Bashkim e Zhvillim!
Albert Camaj, këshilltar për zhvilimin e kulturës dhe bashkëpunim, nënkryetar i LDSH-Tuz dhe kandidat për këshilltar i Forumit Shqiptar nga radhet e LDSH