Hapet Fabrika “Frudo” për përpunimin e frutave dhe perimeve

Sot është bërë hapja zyrtare e fabrikës ,,Frudo” e cila do të merret me përpunimin e frutave dhe perimeve e që është e dyta me radhë, mbas asaj të Chips-it, themelues i së cilës është pronari i kompanisë ,,Red Commerce”, z. Edin Mushoviq.

Kjo fabrikë, kapaciteti i së cilës do të jetë rreth 9.000 tonë fruta dhe perime në nivel vjetor, do të merret me prodhimin e lëngjeve, marmelatës si dhe shumë produkte të tjera nga përpunimi dhe grumbullimi i produkteve tona bujqësore vendase.

Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Prandaj Komuna nuk ndalet së krijuari kushte për investime të reja dhe rrjedhimisht krijimin e vendeve të reja të punës, duke hedhur kështu hapin e radhës lidhur më këtë çështje, siç u shpreh dhe kryetari Gjeloshaj në fjalën e tij të rastit. Ai vazhdoi më tej duke thënë se ,,për ne, çdo i punësuar në to do të thotë një familje më shumë e mbetur në trojet e veta, do të thotë ruajtje e idnetitetit kombëtar, që me politikën perfide të atyre që nuk ia donin të mirën këtij vendi kishte ardhur deri në pikën kritike të tij”.