Dy koalicione shqiptare do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit


Dy koalicionet shqiptare i kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve listat e tyre me të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 11 qershor 2023.

Koalicioni “Forumi Shqiptar” i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar është lista e cila udhëhiqet nga Nik Gjeloshaj.
Lista quhet Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj “BESA për Zhvillim Evropian”.

Koalicioni tjetër është ai në mes Forcës së Re Demokratike, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe udhëhiqet nga Genci Nimanbegu. Kjo listë quhet “Aleanca Shqiptare”.

Në këto zgjedhje parlamentare merr pjesë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, por kjo parti është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga DPS-ja.

/MALESIA.ORG/