Udhëheqësia e KB Deçiq akuzon presidentin e klubit për mashtrime të ndryshme

Udhëheqësia dhe lojtarët e klubit të basketbollit “KB Deçiq” nga Tuzi, përmes një deklarate për oponion, kanë akuzuar drejtorin e klubit Enes Turkoviq për mashtrime të ndryshme dhe mospagimin e pagave për lojtarët.

KB Deçiq është në pronësinë e Komunës së Tuzit.

Më poshtë lexoni deklaraten e plotë të derguar portalit malesia.org për publikim: 


Nuk është gjithçka ashtu si duket

Arsyeja që po drejtohemi publikishit është teksti i z. Enes Turkoviq i cili u postua në disa portale, poashtu edhe në rrjetin social Instagram, në të cilin shkruan dhe përmend lavdata për vetë vehtën dhe deklaron se si ai i krijoji të gjitha dhe se sa e mrekullueshme është situata. Në fakt, e vërteta është komplet ndryshe dhe për këtë më së miri e dimë ne të cilit ishim në klub.

Domethënë, në klub asnjë gjë nuk ishte në rregull përveç rezultatit të cilin e bënë lojtarët dhe trajneri.

Nga mardhënja dhe sjellja ndaj lojtarëve e deri tek gjërat më elementare ku nuk kishim mjaftueshëm as lojtarë në stërvitje. Asnjëherë nuk kemi pasur dy pesëshe në stërvitje. Turpi më i madh është që klubi nuk kishte topa që dy vite prej se ndodhet në kategorinë e seniorëve por u sollën nga trajneri i cili më pas ishte i detyrueshëm me qellim që të mund ta zhvillojë stërvitjën.

Lojtarët mysafir dhe punonjësit në klub kanë tri rroga të cilat nuk u janë dhënë kurse katër rroga lojtarëve nga jashtë, si dhe bonusat.

Një muaj pas përfundimit të garës, një nga lojtarët më të mirë të ligës, Elijah Williams, po endet nëpër rrugët e Podgoricës pa strehim, ushqim ose para të fituara dhe pa biletë për t’u kthyer në shtëpi (SH.B.A), ndërsa z.Turkoviq nuk e ka idenë se ku ndodhet lojtari, nga se dhe ku jeton, as nuk po përpiqet ta zbulojë dhe as nuk u përgjigjet thirrjeve dhe mesazheve të tij.

Më herët ka arritur ta nxjerrë nga klubi Tilmanin sepse nuk e ka paguar, në 4 muaj e gjysmë të sezonit ai ka marrë nje herë 500€, e një herë 200€. I njëjti erdhi në situatë ku luante me atlete të prishura dhe nuk kishte para për të paguar higjenën personale, edhe pse në kontratën e tij figuronte rroga prej 1100€ në muaj. Krahas të gjitha këtyre gjërave, ai u përpoq t’ja hidhte me dredhina të ndryshme.

Përveç pagave, premtimet se klubi do të japë suplemente, do të mbulojë shpenzimet e palestrës dhe karburantit (në pompat e sponsorëve të klubit), as që janë realizuar.

Provokime të ndryshme nga zotëria i lart përmendur kanë pësuar të gjithë në klub, provokime ato të cilat kanë pasur për qëllim që të shkaktojnë reagimin e dikujt, me qëllim që kush do që të reagojë, menjëherë të largohet nga klubi dhe kështu të ulën shpenzimet. Gjë me të cilen ai do mbushte xhepat e tij.

Z. Turkoviq donte ta përdorte klubin për qëllimet e tija personale sa më shumë që të ishte e mundur, siç tha vetë në një intervistë në televizion, “Pastaj pashë që mund të sigurosh një jetë të mirë nga basketbolli” e deri atëherë ai shiste ëmbëlsira.

Funksioni i presidentit të klubit nuk është të vjedhë nga klubi por të sjellë sponsorë dhe partnerë që do të investojnë në klub dhe ta bëjnë atë më të qëndrueshëm e jo të mbështetet në paratë e Komunës dhe t’i shpenzojë ato sipas dëshirës personale.

Duhet të kujtojmë se z.Turkoviq të gjitha paratë e paguara nga llogaria e klubit i tërhoqi në para të gatshme apo kesh dhe i vuri në disponim sipas dëshirës. Ai dha rroga kesh etj, edhe pse kjo është e paligjshme. Të gjitha këto ai i bëri gjatë gjithë sezonit derisa klubi ishte në Ligën e Dytë dhe në Ligën e Parë deri në tetor të vitit 2022, kur më në fund e vuri re Komuna dhe më pas iu tërhiq vëmendja.

Kur ju shkurtua mundësia të tërhiqte para pa justifikim, u shfaqën raporte që u shumëfishuan mbi ato reale, në mënyrë që ai të merrte ende para, dhe jo pak. Në to shkruhet se klubi paguan tarifat e arbitrave të deleguar (të cilat mbulohen nga Federata e Basketbollit), krahas shpenzimeve të tjera të shtuara në të gjitha garat ku klubi garon.

Përveç kësaj, i njëjti zotëri merr për vete paratë e anëtarësimit të kategorive më të reja, dhe nuk i paguan në llogarinë e klubit për të rritur buxhetin e klubit. Klubi ka rreth 80 fëmijë, që nuk është një numër i vogël. Përveç kësaj, ai nuk paguan qiranë e sallës që përdorin këta fëmijë, sepse të njëjtën e ka mundësuar Komuna.

Do të bashkangjisim tekstin dhe fotot e një prej kallëzimeve të rreme dhe fletët e kostove në mënyrë që të shihni se çfarë po bënte personi në fjalë dhe çfarë shakash ka bërë me Komunën. Po ashtu, ato raporte i janë dorëzuar Komunës për inspektim për të arsyetuar shpenzimet që të gjithë të binden se shpenzimet janë të rrëjshme.

Ndërsa grumbullonte para në ligën e dytë, ai raportoi rrogat e lojtarëve dhe trajnerëve tre herë më të larta. Kjo është zbuluar vetëm kur Komuna e Tuzit ka paguar një tjetër pagë si shpërblim për rezultatin dhe kjo pagesë ka qenë 6800€, që do të thotë se kjo ka qenë vlera e pages apostafat për veshët e Komunës. Rrogat reale ishin rreth 2300 m€. Sekretarit të klubit nuk ju lejua kurrë të ketë qasje në llogarinë dhe deklaratat e klubit, sepse z.Turkoviq menaxhonte me të gjitha.

Në sezonin e fundit, pagat totale të lojtarëve, trajnerëve dhe punonjësve në klub ishin 6750€.

Nga shtatori i vitit 2022 deri në fund të janarit të vitit 2023 kemi marrë gjithsej 57.500€ nga Komuna, duke përjashtuar sponsorët dhe miqtë e tjerë të klubit. Nga të cilat 42,500€ janë paguar nga Komuna midis shtatorit dhe dhjetorit 2022.

Përderisa për pagat tashmë nuk kishte para në Nëntor, Dhjetor dhe as në Janar. (Ku janë paratë?) Llogaritjet nuk përputhen fare.

Fatmirësisht në takimin e fundit në Komunën e Tuzit, këtë e panë njerëzit me të cilët patëm një takim, të udhëhequr nga kryetari i komunës. Jemi në pritje për një reagim të tyre.

Për këtë arsye, supozohet se këto janë përpjekjet e fundit të z. Turkoviq për të shpërndarë këto tekste dhe për të shfrytëzuar punën e palodhur dhe suksesin e lojtarëve dhe trajnerit për të marrë lëvdata nga njerëzit që janë jashtë kësaj dhe nuk e njohin realitetin që ka ndodhur (kështu që lexuesit e postimeve të tij lënë komente pozitive) dhe kështu përpiqet të mbrohet dhe të maskojë të gjithë historinë.

Në të njëjtën kohë, ai fshin komentet e njerëzve dhe të disa lojtarëve të cilët e dinë se çfarë ka ndodhur dhe madje i bllokon që të mos shkruajnë më.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e historisë që ka ndodhur në klub.

E përsërisim, punën dhe konkurencën në kampionat nuk u ndaluam vetëm për shkak të rezultateve dhe promovimit personal të të gjithëve që lanë zemrën në fushë dhe treguan se vlejnë dhe se mund të luajnë me të gjithë. Bëmë një rezultat jashtëzakonisht të mirë e do të ishte edhe më i mirë nëse në vend të z. Turkoviq do të ishte dikush tjetër.

Për këtë arsye, pjesa tjetër e drejtuesve të klubit dhe Komuna si themelues janë shumë mirënjohës.

Udheheqsia dhe lojtaret e KB Deçiq