Lindon Gjelaj emërohet nënkryetar i komunës së Tuzit

Sot në seancën e Kuvendit të komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj emërohet nënkryetar i komunës së Tuzit.

Lindon Gjelaj, me profesion është profesor i Sociologjisë dhe ka një një angazhim mbi 15 vjeçar si profesor në gjimnazin e Tuzit. Ai poashtu ka qenë Këshilltar në disa mandate në Kuvendin komunal të Tuzit.

Gjelaj gjithashtu vitet e fundit mbante pozitën e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi si dhe pozitën e Sekretarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, kurse së fundmi nga korriku i vitit 2021 ishte drejtor i Gjimnazit “25 Maji” në Tuz.

Aktualisht është edhe kryetar i Degës së ASH-së, për Malësi.

Malesia.org