Ministri Dukaj, takim me Presidentin e Shqiperisë, Bajram Begaj

Ministri i Administrates Publike, z.Marash dukaj, zhvilloi takim zyrtar me Presidentin e Shqiperisë, z.Bajram Begaj.

Gjatë takimit në Presidencën e Shqiperisë, ndër të tjera u diskutua mbi zhvillimet politike në dy vende, rolin e shqiptarëve në proceset që i presin, si dhe synimet e përbashkëta drejtë rrugës europiane.

Po ashtu u bisedua mbi reformat në Administratën Publike dhe rëndësinë e avancimit të mbrojtjes kibernetike.

Siç theksohet, ne fund të takimit dy palët theksuan raportet e mira midis dy vendeve dhe shprehën dëshirë për rritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Gjatë vizitës Dukaj, zhvilloi takim edhe me ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla.

Malesia.org