Tifozët e Buduqnostit të Podgoricës shpalosin transparent në përkujtim të terroristëve serb të vrarë në Kosovë

Në ndeshjen e sotme në mes të Buduqnostit të Podgoricës dhe Mlladostit, tifozët nga Podgorica shpalosen transparent në përkujtim të terroristëve serb të vrarë në Kosovë të dielën e kaluar.

Në transparent i kishin shkruar emrat e tre terroristëve serb të cilët u vranë gjatë sulmit që ata kryen kundër policisë së Kosovës, me çrast u vra një polic shqiptar. Bashkë me emrat e tyre në transparent shkruante “lavdi heronjve”.

Tifozët e Buduqnostit me ermin Varvari, janë të njohur për qëndrime anti-shqiptare.

/MALESIA.ORG/