Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot votuan për zgjedhjen e Faruk Resulbegoviq si gjyqtari të shtatë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.
Resulbegoviq aktualisht është prokuror në Prokurorinë Themelore në Ulqin.
Emërimi i gjykatësit shqiptar Faruk Resulbegoviqin nga Ulqini u përkrah nga 56 deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, ndërkohë që 21 deputetët e tjerë të pranishëm në seancë abstenuan.
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ishte bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar kur mbeti me vetëm tre anëtarë, duke pamundësuar vendimet për ankesat kushtetuese, siç janë ato për ligjin e kontestuar për presidentin, që kufizon kompetencat e kësaj pozite, dhe proceset zgjedhore në të paktën dy komuna.
Në rundin e parë të votimit, në muajin shkurt, ai nuk mori dy të tretat e shumicës prej 54 deputetësh.
Mbështetje për Resulbegoviqin para votimit kishin njoftuar anëtarët e shumicës parlamentare qeverisëse, si dhe nga opozita, të Lëvizjes Qytetare URA.