Shqipëria është një nga shtetet, të cilave kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu referua si delikuente ditë më parë, kur u shpreh se do ta linte Rusinë të bënte çfarë të donte me anëtarët e NATO-s që nuk ndajnë 2 për qind të bruto produktit të brendshëm për mbrojtje.
Komenti i Trump përfaqësonte shembullin në të cilin ish-presidenti dukej se ishte në anën e një shteti autoritar mbi aleatët demokratikë të Amerikës. Ajo shton gjithashtu provat se 77-vjeçari ose nuk e kupton se si funksionon NATO ose po shtrembëron të vërtetën për përfitime politike.
Shqipëria është një nga shtetet, të cilave kandidati republikan u shpreh se do ta linte Rusinë të bënte çfarë të donte me anëtarët e NATO-s që nuk ndajnë 2 për qind të bruto produktit të brendshëm për mbrojtje.
Sipas Associated Press, janë 19 aleate të NATO-s që nuk e përmbushin udhëzimin e shpenzimit për mbrojtje, ndër to është edhe Shqipëria.