Gjeloshaj do të vizitojë Kosovën, do të marrë pjesë në festën e Pavarësisë


Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, do të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt në Prishtinë.

“Mali i Zi e ka njohur pavarësinë dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shtetëror me Kosovën.
Ftesa për pjesëmarrje në këtë solemnitet është dërguar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryparlamentari Konjufca.
Kjo konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy shteteve.
Në emër të Qeverisë së Malit të Zi do të uroj 16 vjetorin e pavarësisë drejtuesëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.” shkruan Gjeloshaj.

/MALESIA.ORG/