Gjelaj dhe Ivanaj pritën kryetarin e shoqatës “Jehona e Malësisë” nga Miçigani, Agron Dedivanaj


Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj së bashku me nënkryetarin, Ivan Ivanaj priti sot në takim kryetarin e shoqatës “Jehona e Malësisë” nga Miçigani, Agron Dedivanaj.     

Nga Komuna njoftuan se në takim u diskutua mbi investimet dhe projektet që po realizohen në bashkëpunim me diasporë si dhe çfarë pritet të realizohet në të ardhmen në komunën tonë.

“Komuna e Tuzit velrëson kontributin që dispora vazhdimisht jep për zhvillimin e komunës.” shkruan në faqen e Komunës së Tuzit.

/MALESIA.ORG/