Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Michigani, ndau sot, më 05.03.2024, bursat për studentët nga Malësi.
Ndarja e bursave u zhvillua në Sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, në koordinim me Zyrën për bashkëpunim me diasporë e Komunës së Tuzit.
I pranishëm për ndarjen e bursave ishte kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, Nrekë Gjolaj dhe këshilltari e Zyrës për diasporë, Mark Lucgjonaj.
Këtë vit, Shoqata “Malësia e Madhe” nga Michigani, në total ndau 21.500$ ku, nga 1000$ përfituan studentët që studiojnë jashtë Malit të Zi, kurse nga 500 $ ata brenda Malit të Zi.
Në emër të kryetarit të Komunës së Tuzit dhe të gjithë studentëve, Lucgjonaj falenderoi Shoqatën “Malësia e Madhe” nga Michigani për kontributin e tyre mbi njëzet vjeçarë si dhe për bashkëpunimin e mirë.
/MALESIA.ORG/