Këtë të enjte, me datë 14 mars, në Qendrën Kulturo-Informative “Malësia” në Tuz, në prani të fytyrave më eminente të pikturës, muzikës, biznesit dhe politikës nga mbarë trojet shqiptare, u mbajt ekspozita e pikturave e këngëtarit dhe piktorit të mirënjohur malësor Nikollë Nikprelaj.
Me këtë rast kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj i ndau Nikollës çertifikatë mirënjohjeje për kontributin e çmuar atdhetar si në fushën e artit dhe të kulturës si dhe në lartësimin e emrit të Malësisë së Madhe dhe më gjerë.
Dy-tri fjalë për biografinë e Nikprelajt:
Nikolla është djalë Bëkajsh nga Trieshi i Malësisë së Madhe,
Akademinë e Arteve – drejtimin pikturë e përfundoi në Prishtinë në vitin 1988 nën mentorimin e akademikut, prof. dr Rexhep Ferri.
Nikolla edhe pse i diplomuar në pikturë, siç dihet ai është shumë i talentuar edhe në muzikë, do të thotë në kompozim, rënien e instrumenteve të ndryshme popullore muzikore si dhe në këndim.
Sa i përket pikturës, teknika e preferuar e tij është vaj dhe akryl në pëlhurë.
Në vitin 2019 u dekorua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me çmimin “Mjeshtër i merituar”, kurse në vitin 2022 nga presidenti i Republikes se Shqipërisë, Ilir Meta, u dekorua me titullin “Mjeshter i madh”.
Aleni Videos